0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kur njerëzit i duan, pse aktorët e humorit të mos i hyjnë politikës?

Aktorët e humorit janë njerëzit më pranë publikut.

Me skenat qesharake dhe ironizuese nga jeta e përditshme, ata duket sikur lexojnë mendjen e njerëzve, që përpiqen të lehtësojnë sadopak problemet e tyre duke i trajtuar me humor. Publiku i do dhe ka ndjesinë se mund të drejtohet tek ata për çdo shqetësim, sepse ata janë mjaftueshëm ‘të guximshëm’ të ironizojnë politikanët dhe të venë në dukje mangësitë e tyre në drejtim.

Duke mbajtur një qëndrim të tillë, njerëzit fitojnë besim tek këta aktorë. Por në politikë, besimi përkthehet në vota dhe ata, në një pikë të karrierës së tyre, mbase të lodhur nga pagat e aktorëve në Shqipëri, pyesin veten: Po unë pse nuk i hyj politikës?

Gazmend Paja është përfshirë në Partinë Socialiste, dhe është shprehur se ky vendim i përket vetë atij dhe do të bashkëpunonte me cilëndo parti nëse do do të ishte në një vijë të njëjtë mendimesh. “Arti im nuk është politik. Arti im është i të gjithëve. Bindjet e mia janë personale dhe mund t’i adresoj ku të dua unë. Nëse kërkohet ndihma ime në këtë drejtim, do ta jap me shumë kënaqësi,” është shprehur aktori i “Portokalli” në një intervistë për Channel One. Ai është aktiv me FRESSH-in, bashkë me të rinjtë që synojnë t’i futen politikës.

Rreth tre vite më parë, kur Partia Demokratike bëri publike listën e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, nuk mund të mos binte në sy prania e emrave të Ermal Mamaqit dhe Julian Dedës.

Dy aktorët e humorit kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për të djathtën në dalje publike apo nëpërmjet statuseve në rrjete sociale. Vetëm pak ditë më parë, Julian Deda iu bashkua grevistëve të Zharrëzës në rrugëtimin e tyre në këmbë deri në Tiranë, për të treguar mbështetjen e tij ndaj tyre, por edhe si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, Ermal Mamaqi e tregon hapur edhe në daljet e tij televizive mbështetjen ndaj PD-së, shpesh edhe në intervista me përfaqësues të së majtës, bisedat mes të cilëve kanë qenë sidoqoftë më të ç’tensionuara se ato mes liderave të politikës.

Besojmë se këto duhet të jenë privilegjet e vogla e të qenit aktor humori, por sa humor mund të bësh në politikë? Koha ka treguar se nëse vazhdon të jesh në skenat e humorit edhe pasi të bëhesh pjesë e skenës politike, janë qytetarët ata që përfundojnë duke u tallur me ty. Por kjo mbetet për t’u parë në rastin e aktorëve shqiptarë, se sa të aftë do të jenë ta vazhdojnë suksesin nga skena e “Portokallisë” apo e “Apartmanetit 2XL” në podiumet politike, por edhe sa do të munden ta ruajnë simpatinë e publikut edhe pas përfshirjes në politikë?!/Revista Anabel/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img