-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Padrejtësia nuk guxon të kthehet në normale”, bëhet thirrje për mbrojtje të drejtave e punëtorëve të pastrimit

Instituti për Hulumtime dhe Drejtat e Njeriut kanë treguar se janë duke përcjelle me shqetësim kushtet e punës se punëtorëve të pastrimit.

Sipas tyre ka mungesë se mbikëqyrjes nga Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës për këtë kategori punëtorësh.

Hulumtimi i IHDNJ-së mes tjerash ka prezantuar si shqetësuese mbingarkesën në punë, mungesat e pushimit mjekësorë, mos respektim të pagës minimale, punë pa kontrata, mungese e pagesave të kontributeve pensionale.

“Institucionet qeveritare për domosdoshmëri të rishikimit dhe mirë zbatim të legjislacionit për luftim të jo formalitetit në sektorin e mirëmbajtjes higjienike. Padrejtësia ndaj këtij sektorit nuk guxon të kthehet në normale. Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për mos mbrojtje të kësaj kategorie të punëtorëve“, thuhet në njoftim./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img