-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e Bislimi nisen drejt Brukselit, pamje duke u akomoduar në ulësen e tij në aeroplan

Takimi i radhës mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb do të zhvillohet të martën, më 2 maj, në Bruksel.

T7 ka siguruar pamje të kryeministrit Albin Kurti dhe zv.kryeministrit Besnik Bislimi, teksa po akomodohen në ulëset e tyre në aeroplan, pasi që të njëjtit janë nisur për në Bruksel.

 

Pas marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të takohen nesër për të diskutuar rreth zbatimit të saj. Nesër në agjendë do të jetë çështja e të pagjeturve dhe tema e nxehtë e Asociacionit. Aty pritet të prezantohet drafti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që do ta bëjë një ekip i emëruar nga qeveritë e Kosovës në të kaluarën, por që nuk ka pranuar të takohet me qeverinë aktuale.

Më 4 prill ka pasur një takim të nivelit të dialogut teknik mes zëvendëskryeministrit kosovar, Besnik Bislimi dhe zyrtarit serb, Petar Petkoviq.

Në takimin e fundit në Ohër, Kurti dhe Vuçiq janë dakorduar për Planin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë, e cila është arritur më 27 shkurt, sipas Propozimit Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img