2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Arsenali planifikon transferimin e Allan Saint-Maximin

Allan Saint-Maximin raportohet se ka përfunduar në radarin e Arsenalit.

Klubi londinez po e konsideron reprezentuesin e Francës si një objektiv të mundshëm për afatin kalimtar të verës.

Mikel Arteta thuhet se dëshiron të forcojë fazën e sulmit për sezonin e ardhshëm, që të jetë sërish konkurrent për trofe.

Sipas “Fichajes”, Arsenali do të ishte i gatshëm të shpenzojë 30 milionë funte për Saint-Maximin.

26-vjeçari është pjesë e Newcastle United nga viti 2019, teksa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Sulmuesi francez, që këtë sezon po përballet me lëndime të shpeshta, është paraqitur 20 herë në Premierligë, ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me pesë asistime./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img