Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në Ditën ndërkombëtare të punëtorëve.
Ata kanë kërkuar rritje të pagave dhe respektim të të drejtave të tyre, duke paralajmëruar kompanitë dhe Qeverinë se “është bërë vonë”.
Vendi po përballet me ikjen e punëtorëve. Bizneset janë të shqetësuara me largimin e punëtorëve, ndërsa nga Oda Ekonomike e Kosovës kanë kërkuar që Qeveria të marrë masa.