0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

”Pasardhësi” i Kadaresë në Tiranë premierë nga trupa e Teatrit të Kosovës

Trupa e Teatrit Kombëtar të Kosovës erdhi me premierën ”Pasardhësi ”në Teatrin Kombëtar , vepër kjo e shkrimtarit Ismail Kadaresë.

Kjo vepër është adaptuar për skenë nga Goran Stefanovski, nën regjinë e maqedonasit Sllobodan Unkovski, i cilësuar si regjisori më i mirë i Ballkanit.

Në këtë shfaqje interpretuan aktorët si: Çun Lajçi, Lumnie Sopi, May-Linda Kosumoviç, Bajrush Mjaku, Ismet Azemi, Bislim Muçaj, Armend Baloku, Adrian Morina, Shëngyl Ismaili, Xhevat Qorraj, Shpejtim Kastrati, Basri Lushtaku, Armend Smajli, Sheqerie Buqaj, Arta Selimi, Albulena Kryeziu –Bokshi, Semira Latifi.

Vepra e shkrimtarit të njohur shqiptar e botuar në vitin 2004, sjell në kujtesë historinë e Shqipërisë, historinë e re, kujtesën për një të shkuar të afërme.

“Pasardhësi”, është premiera e pestë dhe e fundit sa i përket këtij viti në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Veprat e Kadaresë, duke filluar nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kush e solli Doruntinën”, “Prilli i thyer”, “Darka e gabuar” etj, janë dramatizuar dhe ekranizuar shumë herë nga autorë, teatro dhe televizione të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img