-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“S’kam me të lanë gjallë”/ Një person në Mitrovicë kërcënon ish të dashurën që u nda nga ai

Problemet mes çifteve shpesh herë nuk marrin fund me ndarje. Personat e pakënaqur me vendimin për t’i ndarë rrugët, në shumë raste u shkaktojnë telashe partnerëve të tyre, duke i kërcënuar e shantazhuar në forma të ndryshme.

Me një situatë të tillë është përballur një 18-vjeçare në Mitrovicë, e cila problemeve në bashkëjetesën me ish të dashurin e saj, ka vendosur që të kthehet te familja e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kjo nuk i ka pëlqyer aspak ish partnerit të saj, i cili ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe dyshohet se e ka kërcënuar se nëse nuk kthehet me të, nuk do ta lë të gjallë.

Vajza ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer ngjarjen në detaje dhe për shkaqe sigurie, ajo është dërguar në strehimore.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të intervistohet i dyshuari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img