2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

PSD me aksion simbolik para qeverisë për të drejtat e punëtorëve

Partia Social Demokrate (PSD), në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, kanë dalë me një aksion simbolik në lidhur me të drejtat e punëtorëve.  

Anëtarët e kësaj partie kanë vendosur një shezlon me çadër dhe një pije.

PSD gjithashtu ka vënë një tabelë ku shkruan “jemi në pushim vjetor (365) ditë ndaj të drejtave të punëtorëve”, raporton gazetari Venhar Isufi.

Në një deklarim për media, Donjeta Demolli nga PSD-ja, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i shkel të drejtat e punëtorëve. Demolli ka thënë se një pastruese e Zyrës së Kryeministrit paguhet vetëm 185 euro.

“Në Kosovë ende punëtorët vazhdojnë t’i kërkojnë të drejtat e tyre sepse në zyrën e kryeministrit sepse mirëmbajtja e saj paguhet vetëm 185 euro, punëtorët e supermarketeve nuk pushojnë as në festa e nuk guxojnë me kërkuar pushim as kur janë të sëmurë”.

“Sot kryeministri është në pushim, jo veç sot, jo veç në festa e jo veç kur është i sëmurë por në 365 ditë prej që e ka marrë mandati dhe për këtë arsye e kemi ilustruar qasjen e tij ndaj të drejtave të punëtorëve me një ambient plazhi, sepse qasja e tij ndaj punëtorëve, është veç pushim e qejf. Është i qartë që kryeministri nuk po punon për Kosovën”, ka thënë ajo.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img