-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Shkëlqimi i kuqezinjve me gola e asistime në arenën ndërkombëtare

Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre, teksa bie më shumë në sy loja e tre sulmuesve Sokol Cikalleshi, Arbnor Muçolli dhe Ernest Muçi, si edhe mbrojtësi kuqezi Eneo Bitri, të cilët lanë gjurmë pozitive në skuadrat respektive me golat e shënuar.

Cikalleshi është rikthyer në protagonistin kryesor në radhët e Al-Khalej në takimin kundër Al-Feiha, ku bomber shqiptar gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Në minutën e 23-të të ndeshjes, Sokol Cikalleshi shndërroi në gol një 11-metërsh, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi, ndërsa në minutën e 67-të ai realizoi edhe golin e dytë personal. Një paraqitje mjaft pozitive e djaloshit shqiptar, i cili tashmë ngjitet në kuotën e 10 golave me ekipin e Al-Khalej.

Ernest Muçi zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë me Legian e Varshavës. Edhe pse e nisi nga stoli dhe hyri në lojë në minutën e 62-të të takimit, sulmuesi shqiptar arriti të lërë shenjën e tij në këtë sfidë ndaj Visla Plok-ut, duke realizuar golin e dytë për Legian pikërisht në minutën e 93-tëpas një super goditjeje në hyrje të zonës kundërshtare, që ishte e pamundur të kapej nga portieri i Visklës. Duhet nënvizuar që në këtë takim u aktivizua edhe futbollisti tjetër shqiptar, Jurgen Çelhaka.

Edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Arbnor Muçolli është rikthyer sërish te goli në kampionatin danez. Djaloshi shqiptar, i cili aktivizohet në radhët e Vejles realizoi golin e dytë në sfidën kundër Helsingor, teksa ky është edhe goli i pestë sezonal për sulmuesin kuqezi.

Mbrojtësi shqiptar, Eneo Bitri ka realizuar një tjetër gol në radhët e Ostravës, duke tundur rrjetën e Sigma-s për herë të tretë. Bitri përfitoi në zonën kundërshtare, duke realizuar një gol të bukur me kokë.

Ndërkaq, paraqitje mjaft pozitive kanë dhuruar edhe kuqezinjtë e tjerë të ekipit Kombëtar. Bie në sy loja e mirë e Nedim Bajramit me Sassuolon, si edhe e Lindon Selahit në radhët e Rijekës, teksa të dy mesfushorët janë vlerësuar me notën 7.1 nga uebsajti i specializuar për statistika, ‘Sofascore’, bazuar në paraqitjet e tyre në skuadrat respektive. Minuta ka pasur edhe për futbollistët e tjerë të Kombëtares, që nga Elseid Hysaj, te Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Qazim Laçi, Jon Mersinaj, Amir Abrashi, Ivan Balliu e Klaus Gjasula.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img