Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes një postimi në rrjete sociale kujton se janë dhe dy javë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 majit.
Sipas tij kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” janë kandidatët më të mirë që do t’ua kthejnë bashkitë qytetarëve anembanë vendit.
“Edhe dy javë për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga korrupsioni absolut i pushtetit vendor tërësisht monist dhe arrogant.
Të vrapojmë çdo sekondë për një Fitore historike të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ne kemi kandidatët më të mirë që do t’ua kthejnë bashkitë qytetarëve anembanë vendit. Pakica uzurpatore, e pashpresë përpara Uraganit të Ndryshimit”, shkruan Meta./PrishtinaPress/