Një person është arrestuar në Istog, pasi dyshohet se ka rrahur gruan dhe fëmijët.
Sipas policisë, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.