Mediat serbe kanë kaluar çdo limit të raportimit. Ato sot në ballinat e tyre nuk hezitojnë ta quajnë monstrum dhe përbindësh atë, transmeton Indeksonline.
Është ballina e të përditshmes “Blic” e cila është pushtuar nga foto e Ramush Raradinajt me titull “Fakte të reja për përbindëshin Haradinaj. I dogji dy serbë të gjallë”.
Po ashtu edhe mediet tjera serbe sot kanë raportuar për rastin Haradinaj duke publikuar edhe akuzat për të cilat është duke u mbajtur në Francë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.