-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rita Ora ndihmohet nga dy djem për t’i shpëtuar pellgut të shiut në New York

Rita Ora vuri në pah këmbët e saj të tonifikuara e veshur me një kostum rë zi me material lëkure teksa po dilte nga hoteli me pesë yje “Bowery” në New York City të shtunën.

Këngëtarja 32-vjeçare – e cila së fundmi publikoi klipin e saj më të ri “Praising You” në bashkëpunim me FatBoy Slimpati – kishte veshur një xhaketë dhe një fund të shkurtër, të cilin e kombinoi me çizme të ngjashme të gjata deri mbi gju.

Interpretuesja e hitit “Lonely Together” i kishte kapur flokët e saj bionde në stilin bisht, ndërsa mbante me vete një çantë dore të bardhë me zbukurime mbi supe, shkruan DailyMail.

Rita e plotësoi pamjen e saj me vathë argjendi dhe mbante unaza të mëdha në secilën dorë.

Ndërsa ajo iu afrua rrugës dhe kuptoi se ishte plot me ujë, truproja dhe shoferi i Ritës e ngritën atë në ajëri për të tejkaluar pellgun dhe për të shpëtuar veshjen e saj delikate prej lëkure.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë u drejtua më pas për në një event të organizuar në promovim të markës së saj të pijeve alkoolike, “Prospero Tequila”.

Rita është themeluesja e markëss “Prospero”, të cilën si pije e lansoi në treg fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vititn 2019.

Kohët e fundit, Ora ka qenë e zënë me fluturime të shumta në mbarë botën për të promovuar këngën e saj të re, “Praising You”. Albumi i saj i tretë i shumëpritur, “You & I”, do të publikohet në korrik.

Kënga e saj e fundit është një përditësim modern i këngës klasike të Fatboy Slim të vitit 1999, me titull “Praise You”.

Klipi i këngës iu besuar bashkëshortit të saj, njëherësh regjisorit fitues të çmimit “Oscar”, Taika Waititi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img