Një gazetar ukrainas i cili më parë ka punuar për BBC-në është vrarë duke luftuar në vijën e frontit.
Oleksandr Bondarenko doli vullnetar për mbrojtjen e territorit të Ukrainës pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022 dhe më vonë u bë pjesë e ushtrisë.
Detajet se si ai u vra në aksion nuk dihen ende, raporton BBC News.
Bondarenko, i njohur si Sasha ose Sashko, ka punuar në shërbimin ukrainas të BBC-së nga viti 2007 deri në 2011, duke transmetuar nga Kievi.
Siç transmeton Express, kolegët e tij i bënë homazhe reporterit dhe prezantuesit të “jashtëzakonshëm” të lajmeve.