3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Argjentina me përkrahjen e Ekuadorit dhe Brazilit kundër vendosjes së ushtarëve të FSK-së në Ishujt Falkland

Tre shtetet të Amerikës Latine, Argjentina, Ekuadori dhe Brazili kanë dalë kundër vendosjes së ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ishujt Falkland. Kështu raporton sot agjencia argjentinase e lajmeve “Agnprensa”, teksa citon edhe diskutimet e bërë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mbajtur të enjten.

Përfaqësuesi i Brazilit në OKB ka deklaruar se prania e trupave të Republikës së Kosovës në Ishujt Falkland si pjesë e forcave ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar “përbën shkelje të Rezolutës 31/49 të Asamblesë së Përgjithshme dhe është në kundërshtim me frymën e Rezolutës 41/11 që e shpall solemnisht Atlantikun e Jugut si Zonës të Paqes dhe Bashkëpunimit”.

Duke e thënë këtë, përfaqësuesi i Brazilit ka theksuar mbështetjen e vendit të tij për “të drejtat sovrane të Argjentinës mbi territorin e pushtuar”.

Ai gjithashtu iu ka bërë thirrje vendeve anëtare që të përmbahen nga kryerja e “veprimeve të njëanshme në atë territor”.

Edhe përfaqësuesi diplomatik i Ekuadorit ka thënë se Komuniteti i Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve refuzon fuqishëm praninë e forcave të huaja në Amerikën e Jugut dhe sipas tij një lëvizje e tillë “kuptohet si një provokim i pajustifikuar dhe bie ndesh me rezolutat e Kombeve të Bashkuara”, shkruan “Agnprensa”.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Argjentinës, duke thënë se janë të shqetësuar me veprimin e “një anshëm” të forcave të Mbretërisë së bashkuara për përfshirjen e aktorëve të rinj me aftësi ushtarake në Ishujt Falkland, një territor që sipas MPJ të Argjentinës “është objekt i një mosmarrëveshjeje sovraniteti i njohur nga Kombet e Bashkuara”,

Kuvendi i Kosovës para pesë muajsh kishte votuar për dërgimin e një kontigjenti të FSK-së në Ishujt Falkland. Kryeministri Kurti kishte treguar se FSK shkon atje në shërbim të paqes dhe se vendi i kryerjes së misionit janë Ishujt Falkland -Mbretëria e Bashkuara dhe e Irlandës Veriore.

Kryeministri kishte sqaruar se do të jenë më shumë se shtatë ushtarë të FSK-së dhe se ky mision i tyre do të zgjasë për 3 vite me mundësi vazhdimi sipas dakordimit të palëve.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img