Dje përfundoi sezonin ngrohës, por Termokosi nuk e ka ndalur punën.
Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje Fisnik Osmani, ka njoftuar për projektin i ri i cili pritet të përmirësojë shërbimin me ngrohje.
Bëhet fjalë për rehabilitimin e rrjetit ekzistues, duke ndërruar gypat e vjetër me gypa të rinj.
“Dje, përfunduam sezonës ngrohëse, sot, filluam me punimet për rehabilitimin e rrjetit ekzistues (ndërrimin e gypave te vjeter me të rinjë) – rrjet, i cili – do të mundësojë shërbim më kualitativ për shumë familje në këtë pjesë!” ka njoftuar Osmani.
Ai thotë se ky projekt kanisur në Ulpianë, teksa shumë shpejt do të zgjërohet edhe në zonat tjera të kryeqytetit.