0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Ushtrinë s’e penguan deputetët serbë, por ata shqiptarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Zona e Debatit të Klan Kosovës ka thënë se Kosova mund ta kishte sot ushtrinë, nëse tre vjet më parë, disa deputetë, të mos tërhiqeshin nga votimi në momentet e fundit, me frikën se mos ai fitonte pikë politike.

Ai ka deklaruar se me atë dështim janë krijuar rrethana të reja, ndaj duhet bashkëbisedim edhe me deputetët serbë për këtë cështje, por asesi që ushtria të mbetet peng i dëshirave të tyre, njofton Klan Kosova.

“Në vitin 2014 jemi pajtuar me ndërkombëtarët dhe kemi arritur marrëveshje me NATO, me SHBA-në dhe BE-në për formimin e ushtrisë së Kosovës. Të gjithë, serbë dhe joserbë, janë pajtuar për ta bërë këtë gjë. Në momentet e fundit ka pasur refuzim për të votuar, me arsyetimin se Thaçi po fiton poena politikë. E kam thënë edhe atëherë se do ta kërkojmë atë rast dhe nuk do ta gjejmë, me vjet”.

“Pas dështimit në vitin 2014 me fajin e disa deputetëve shqiptarë, janë formuar rrethana tjera. Tash kërkohet bashkëbisedim me grupin politik serb. Më duhet të them se i gjithë angazhimi në këtë drejtim nuk ka çuar drejt një rezultati pozitiv. Unë kam biseduar me serbët një nga një. Kur të bisedosh me ta në këtë mënyrë, pajtohen. Por si grup, urdhrin e marrin nga Beogradi. Ma kanë thënë troç se nuk guxojnë ta votojnë nga Beogradi. Unë jam që institucionet e Kosovës deri në momentet e fundit të bisedojnë me serbët, por të mos mbesim peng i tyre”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img