7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Jeremiq kërkon referendum në Serbi për planin franko-gjerman

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se deri më tani janë mbledhur 20.000 nënshkrime, nga 100.000 që i nevojiten Kuvendit për shpalljen e referendumit në të cilin qytetarët do të shprehnin mendimin e tyre për Planin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, raporton RTV.

Jeremiq tha se referendumi është mënyra e vetme ligjore, demokratike dhe jo e dhunshme për të penguar “zbatimin e mëtejshëm të planit franko-gjerman”.

“Nuk kam dëgjuar që dikush nga opozita, as nga qeveria, të ketë thënë që plani franko-gjerman është i mirë, por tani për tani vetëm Partia Popullore ka dalë me një nismë konkrete për të penguar zbatimin e tij, pra me iniciativë për shpalljen e referendumit”, ka shtuar Jeremiq.

Ai theksoi se mbledhja e 100.000 nënshkrimeve për referendumin është një “fushatë ndërpartiake dhe mbipolitike” dhe se do të ishte mirë që ta pranonin edhe të tjerët.

“Le të punojmë të gjithë së bashku për të parandaluar zbatimin e planit franko-gjerman. Nëse e parandalojmë, atëherë gjithçka bëhet e mundur. Ftoj të gjithë ata që duan të japin një kontribut personal për këtë dhe të nënshkruajnë iniciativën”, tha Jeremiq.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img