Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ekzistojnë argumente të qëndrueshme e faktike kundër marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Ai ka thënë se Komisionet për demarkacionin e kanë kryer punën e tyre me saktësi.
Kundërshtimet për demarkacionin janë politike, ka thënë Thaçi në Klan Kosova.
“Qeveria duhet ta procedojë, Kuvendi duhet t’i japë përgjigje kësaj çështjeje njëherë e përgjithmonë, që të mos humbin vite të tëra me këtë problematikë”, është shprehur Presidenti.
“Nëse nuk kalon demarkacioni në Kuvendin e Kosovës, çështja e vizave nuk do të shtyhet për tre muaj apo gjashtë muaj, por frikësohem ndoshta me vite apo dekada”, ka deklaruar Thaçi.