Fytyrat e njohura të publikut shpesh herë përballen edhe me komente negative.
Së fundmi, një mesazh të tillë përmes Instagramit e kishe marrë modelja dhe moderatorja, Beniada Nishani – Jakic.
Ajo e ka publikuar më pas në InstaStory mesazhet e vazhdueshme të ndjekëses teksa edhe i kishe shkruar duke e pyetur: “Çfarë të kam bërë?”.
“Nuk e kuptoj qëllimin e këtyre mesazheve? Nëse nuk ju pëlqen dikush së pari mos e ndiqni dhe së dyti pse të humbisni kohën tuaj? Dhe më mirë të jesh një fshatare sesa një person me shpirt negativ!”, kishe shkruar tutje Beni.