-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dalin pamjet, si i grabitën adoleshentët 3 marketet dhe picerinë në Tiranë

Janë publikuar pamjet e katër grabitjeve në Tiranë që çuan në pranga një 18 vjeçar për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje, gjatë javëve të fundit, në disa biznese në Tiranë. 4 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:

Më datë 21.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Brigada e VIII”;

Më datë 26.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Fejzi Hizmo”;

Më datë 27.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Bab Rexha”;

Më datë 28.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një piceri, në rrugën “Teodor Keko”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img