-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia jep detaje për vrasjen në Malishevë, ku nipi dyshohet se vrau axhën për pronë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Kijevë të Malishevës. Atje dyshohet se nipi ka vrarë axhën për çështje pronësore.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka dhënë detaje për rastin. Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

“Malishevë 28.04.2023-09:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Rastin për PrishtinaPress e ka konfirmuar dje Policia e Rajonit të Gjakovës.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, thuhet në pëergjigjjen e dhënë për PrishtinaPress.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img