1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak për Asociacionin: Para 1 viti s’dukej shumë e mundur, ja ku jemi tash në takimin e 10-të Kurti-Vuçiq

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se para një viti nuk është dukur shumë e mundur që do të ketë progres sa i përket Asociacionit.

Megjithatë, ai shtoi se “ja ku jemi tani në maj”, ku pritet të diskutohet pikërisht për këtë çështje.

“Asociacioni është një marrëveshje, është obligim. Tragjeditë, kujtimet e të kaluarës, bëjnë që të ketë shumë pak besim. Për Asociacionin u morën vesh 10 vjet më parë, një vit më parë nuk u duk shumë e mundur që do të ketë progres, por ja ku jemi këtu në maj, kemi ftuar dy liderët për takimin e radhës. Ky do të jetë takimi i dhjetë mes tyre, kemi Asociacionin në agjendë, për herë të parë do të kemi prezantimin e draft-statutit, dhe do të pasohet me një proces shumë të shpejt për statutin.” – deklaroi ai.

Lajçak porositi se nuk duhet të ketë veprime të njëanshme, ku më pas, emisari evropian përmendi vendimin e sotëm për të hapur urën e Ibrit, duke e theksuar se “nuk është koha e duhur për këtë”.

“Ne ende duhet të përballemi me këtë në baza ditore, derisa flasim, në Mitrovicë ka pasur kërkesë për të hapur urën dhe atmosfera dukshëm nuk është e duhur për këtë. Për këtë, unë dua që të përdor këtë panel që të dërgoj një mesazh, kjo është platform e drejtë, ky plan, është një plan “win-win”, ka shumë përfitime për të dyja palët, duhet të respektojnë vijat e kuqe. Ky plan do të sjellë stabilitet për rajonin, duhet të normalizohen marrëdhëniet.” – tha ai.

Këto deklarata, emisari i ka bërë në Forumin e Delfit në Greqi, derisa po diskutonte në një panel.

Po ashtu, i pranishëm në një diskutim më vonë ishte edhe kryeministri Kurti, i cili foli fjalë të mira për marrëveshjen e arritur me Serbinë.

“Ne kemi marrëveshjen bazike, dhe aneksin e implementimin, kjo është bërë nën drejtimin e BE-së, përfaqësuesi i Lartë, Josep Borell dhe emisari Lajçak, ky është sukses i madh i Kosovës, Serbisë dhe BE-së.” – u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img