8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e xhaxhait nga nipi, njëri nga dëshmitarët rrëfen momentet dramatike

Për mosmarrëveshje pronësore, një person nga fshati Kijevë e Malishevës ka shtënë me armë zjarri drejt xhaxhait të tij, i cili më pas ka vdekur. Policia e ka arrestuar nipin dhe e ka konfiskuar armën me të cilën është kryer ky krim.

Ditën e nisi me punë në oborrin e tij.

Por Sadi Berisha u vra pikërisht aty derisa po shkonte te bunari i cili është në afërsi të shtëpisë në fshatin Kijevë të Malishevës.

Atë dyshohet se e vrau nipi i tij për shkak të pronës, duke përdorur një armë gjuetie.

Ekipet policore shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku e arrestuan nipin dhe e konfiskuan armën.

Dëshmitarë të krejt ngjarjes ishin punëtorët të cilët Sadi Berisha kur erdhi para pak ditësh në Kosovë nga Anglia, i kishte marrë për të punuar në oborr.

I traumatizuar nga ngjarja, njëri nga ta ka rrëfyer për T7.

Pos frikës që ai dhe familja e tij patën në atë moment, Berisha thotë se kjo ndodhi për shkak të tokës të cilin ata ishin dakorduar ta ndërrojnë e ta përkthejnë mbi vete.

Edhe nga organet policore të cilat ishin në vendin e ngjarjes, e konfirmuan se kjo ndodhi për shkak të pronës.

Prokuroria Themelore e Gjakovës është duke i kryer hetimet e nevojshme për rastin në fjalë.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img