0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

4200 forca policore dhe helikopterë “pushtojnë” Shqipërinë, kontrolle masive antikanabis

Vijon Operacioni masiv në të gjithë vendin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Sic njofton policia, ne operacionin e nisur nga dje, po kryhen kontrolle nga toka e ajri.

Në operacion janë angazhuar rreth 4200 forca policore, mes tyre edhe FNSH dhe helikopterë e automjete policie.

Sipas policise, FNSH po kontrollon zonat malore dhe zonat me risk.

Në shkallë vendi deri në këto momente u ushtruan 7396 kontrolle në total, nga këto:

5243 sera, 287 tunele, 678 ish rezerva dhe magazina shtetërore, 289 ish reparte ushtarake, 326 banesa të pabanuara, dhe 315 objekte të ndryshme.

Janë ushtruar kontrolle në 258 stane bagëtish, pasi në disa prej tyre vitet e kaluara janë evidentuar bimë narkotike të kultivuara.

Kontrollet janë zhvilluar e po zhvillohen në të gjitha ato zona ku përgjatë 10 viteve të kaluara janë evidentuar bimë narkotike të kultivuara.

Gjatë këtij operacioni u kontrolluan tunele, depo e magazina e terren i hapur që nuk u kontrolluan dot gjatë operacionit të parë masiv që u zhvillua javën që kaloi.

Po gjatë këtij operacioni u filmuan dhe fotografuan të gjitha burimet ujore, ujëmbledhësit natyrale e artificiale, e vende të tjera që shërbejnë për mbledhjen e ujit.

Në çdo Drejtori Vendore të Policisë funksionojnë grupe drejtimi që monitorojnë operacionin në të gjithë territorin që mbulojnë.

Në operacion monitorimi edhe SH.Ç.B.A, për të monitoruar kontrollin e ushtruar nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img