Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që parashikon burgim të përjetshëm për tradhti të lartë dhe rrit dënimet për terrorizëm, sipas dokumentit të publikuar të premten.
Projektligji përmban një numër ndryshimesh në Kodin Penal të Rusisë që shtrëngojnë dënimet për krimet e lidhura me terrorizmin dhe shkeljet kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit.
Kështu, dokumenti prezanton burgim të përjetshëm për tradhti të lartë (në krahasim me dënimin maksimal aktual prej 20 vjetësh). Dënimi maksimal për sulmet terroriste është rritur nga 15 në 20 vjet burg.
Një akt i terrorizmit ndërkombëtar do të dënohet me 12 vjet deri në burgim të përjetshëm (krahasuar me dënimin aktual prej 10 vjetësh). Ligji rrit gjithashtu dënimin minimal për rekrutimin dhe përfshirjen e njerëzve në krime terroriste nga pesë në shtatë vjet. Nxitja e terrorizmit do të dënohet me 12 vjet pas hekurave./abcnews.al