-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Flet anëtari i familjes Berisha: 22 familjarë i kam me infuzion

Konflikti pronësor pati epilog tragjik për Sadriun, i cili gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së tij në Kijevë.

Ai dyshohet se u privua nga jeta nga djali i vëllait të tij, Berati 38-vjeçar.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur i afërmi i viktimës, Sejdi Berisha.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni nëse ka pasur konflikt mes viktimës dhe të dyshuarit.

“Nuk po dimë se çka ka ndodh, i kam 22 anëtarë me infuzion, nuk ka pas konflikt nuk e di a ka pas konflikt, me te dyte kam pas kontakte te mira, ky djali qe dy dite ka ardhë prej Anglie, gurbetgji o i vrami, nuk di çka ka pas, unë e kom ni kur kanë ardh policia, jo kur ka ndodh vrasja”, deklaroi i afërmi i viktimës.

Tutje rreth raportimeve se vrasja ka ndodhur për shkaqe pronësore, i afërmi i tyre tha se të dyja palët pronat i kanë të ndara barabartë.

“Për te prona kur e kanë nda janë te barabartë të tanë”, ka thënë tutje ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img