2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Viziton Doganën e Kosovës, Sekretari i OBD-së: Jam i impresionuar dhe i lumtur me përparimin që keni arritur

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave ( OBD) Dr. Kunio Mikuriya ka vizituar sot Doganën e Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm Agron Llugaliu fillimisht i uroj mirëseardhje dhe theksoi se Dogana e Kosovës respektivisht Republika e Kosovës është e privilegjuar me vizitën historike.

“Dogana e Kosovë është mirënjohëse me përkrahjen që na është dhënë në anëtarësimin tonë në ODB. Dogana e Kosovës përmes qasjes që kemi pasur ne OBD dhe përkrahjes së drejtpërdrejtë kemi përfituar me avancimin e praktikave me të mira”, ka thënë LLugaliu.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm njoftoj Sekretarin lidhur me përmirësim e rezultateve në të hyra, avancimet në fushën e mbrojtjes së shoqërisë dhe avancimin e sistemit të lehtësirave tregtare.

Nga ana tjetër Sekretarit i Përgjithshëm të OBD-së Dr. Kunio Mikuriya i cili për herë të parë vizitoi Doganën e Kosovës, u shpreh i impresionuar me punën që pa.

“ Jam i lumtur me ju pasi arritur shume përparim shume këto vitet e fundit dhe ne do te jemi afër juve qe te ju ofrojmë përkrahje tonë në të gjitha fushat. Isha mjaft i impresionuar nga vizita dje, e sidomos nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të kufirit e cila udhëhiqet nga Dogana ne mënyre përkryer. Jam krenar me ju sepse keni arritur shume si një organizate e re”

Stafi i doganës prezentë patë gjithashtu mundësin të diskutojnë direkt me Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së lidhur me çështjet e ndryshme doganore. Drejtori i Përgjithshëm së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm vizituar ambientet e punës në Doganën e Kosovës. Pas takimit Drejtori i përgjithshëm dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së mbajtën një konferencë për media. Derisa pasdite do të vizitohet edhe pikë kalimi kufitar i Vërmicës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img