-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Armando Broja përfundon në ‘radarin’ e gjigantit portugez, presidenti i klubit fluturon drejt Londrës për shqiptarin

Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja mund ta vazhdojë karrierën si i huazuar në Superligën e Portugalisë, aty ku pëlqehet nga Sporting Lisbona.

Armando Broja po rikuperohet me ritëm mjaft të shpejtë, me sulmuesin i cili po kalon një dëmtim të pësuar në dhjetorin e vitit të shkuar.

21-vjeçari këputi ligamentin, çka i solli një mungesë disamujore e gjasat janë që vetëm në verë të jetë i gatshëm për të zbritur në fushën e lojës.

Nëse Broja vijon fazën e rikuperimit në palestër emri i tij ka përfunduar në Portugali, aty ku interes ka Sportingu i Lisbonës, përcjell Supersport.

“Bola Ne Rede” shkruan se presidenti i Sportingut, Federico Varandas, ka udhëtuar drejt Londrës për të takuar drejtuesit e Chelseat, pikërisht për të diskutuar për mundësinë e transferimit të Brojës.

Blutë e Londrës i rinovuan kontratën për pesë vite verën e shkuar, çka tregon se opsioni më i mundshëm mund të jetë ai i huazimit në Portugali.

Një huazim në Lisbonë mund të jetë një mundësi emirë për Brojën për të arritur formën e tij më të mirë, para se të zbresë përsëri në “Stamfrod Bridge”.

Sulmuesi nga malësia e madhe shënoi 1 gol në 12 ndeshjet që u aktivizua me Chelsean deri në dhjetor, ndërsa në Kombëtaren e Shqipërisë është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm, teksa me fanellën e parë të kombëtares kuqezi ka luajtur 17 ndeshje duke shënuar dhe katër gola.

Sytë janë nga Broja, i cili për momentin mendon vetëm për tu kthyer në fushë, por nuk do të ishte çudi që për disa muaj Chelsea të vendoste ta huazonte në një skuadër dhe Portugalia mund të jetë një destinacion me potencial, aq më tepër që ka një interes konkret nga një prej ekipeve më të mëdha si Sportingu i Lisbonës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img