-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Prodhuesi i automjeteve Hyundai planifikon të largohet tërësisht nga Rusia

Hyundai po planifikon që të largohet tërësisht nga Rusia nëse qeveria lokale e aprovon marrëveshjen mes prodhuesit jug-korean të veturave dhe një kompania nga Kazakistani.

Akoma nuk ka asgjë zyrtare, por mediat koreane më herët gjatë muajit raportuan se negociatat në mes të Hyundai dhe investitorit nga Kazakistani tani janë në fazat e fundit. Megjithatë para se marrëveshja të bëhet zyrtare, ajo duhet që të aprovohet nga autoritetet ruse.

Hyundai ka pezulluar operimet e saja në vend vitin e kaluar, vetëm pak pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Rreth një vit më parë, kompania tha se ishte duke rishikuar disa opsione për biznesin e saj në Rusi, por që nga atëherë asgjë nuk është bërë zyrtare, raporton Motor 1. 

Në një deklaratë të re të dërguar përmes postës elektronike tek Reuters, Hyundai tha se procesi është duke vazhduar, por që akoma nuk është marrë asnjë vendim.

“Është e vërtetë se ka bisedime të cilat vazhdojnë sa i përket shitjes, por akoma nuk është vendosur asgjë”, tha Hyundai për rrjetin televiziv jug-koren MBC. Hyundai në Rusi ka prodhuar rreth 200 mijë vetura në vit, shifër kjo e cila përfaqësonte afro 4 për qind të kapacitetit të saj të prodhimit global.

Përpara fillimit të luftës në Ukrainë, Hyundai ishte një nga 3 markat me shitjet më të mëdha në tregun rus, së bashku me Renault dhe Kia.

Prodhuesi jug-korean është kompania e radhës nga industria e automobilave që do të largohet nga Rusia. Ford, Mercedes-Benz, Toyota, Renault, Suzuki, Stellantis, Honda e shumë marka të tjera veçse janë larguar nga vendi pas sanksioneve ekonomike dhe ndalimeve tregtare ndaj Rusisë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img