Ngrohtorja “Termokos” sot ka përfunduar sezonin e ngrohjes 2022/2023
E kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani ka thënë se ky ka qenë sezoni më i suksesshëm që nga themelimi i ngrohtores.
Ndërsa ka thënë se me përkrahjen e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, sezoni i ardhshëm do të jetë dhe më i fortë dhe se do të ofrojnë shërbime të ngrohjes dhe për lagje të tjera të Prishtinës.
Postimi i Fisnik Osmanaj:
Përfunduam sezonin më të sukseshëm, që prej themelimit të ngrohtorës!
Ofruam shërbim për 198 ditë – pa ndërprerje!
Ofruam shërbim për mbi 20000 konsumatorë!
Shtuam 513000m² siërfaqe të re ngrohëse!
4% me shumë energji termike!
11 % me pak humbje te ujit në sistem!
Me përkrahje të tillë nga Kryetari Rama dhe Komuna e Prishtinës, Termokos në sezonin e ardhshëm do të jetë edhe më i fortë – duke ofruar shërbim edhe për lagje të tjera të Prishtinës!
Faleminderit secilit kolegë në Termokos për punën, angazhimin dhe seriozitetin e lartë!
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!
Termokos Komuna e Prishtinës Perparim Rama Alban Zogaj