-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Komunat vazhdojnë të ballafaqohen me problemet e ueb-faqeve zyrtare, ankohen në MAPL dhe AShI

Komuna e Republikës së Kosovës, po hyjnë në vitin e dytë, që kanë probleme të theksuara më ueb faqet zyrtare. Këtë shetësim, Kolegjiumi i Zyrtarëve për Komunikim me Publikun në Komuna, e kanë paraqitur disa herë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, por ende nuk është bërë asnjë zgjidhje.

Javët në vazhdim, Komunat fillojnë të raportojnë në platformën interne të Granit të Performancës dhe shumica prej indikatorëve që masin transparecën komunale, kanë të bëjnë me afatet ligjore të publikimit të dokumenteve të ndryshme.

Sot, në mëngjes, nga të gjithë zyrtaret për Komunikim me Publikun është vërejtur edhe një problem tjetër, ku të gjitha dokumetet, si vendimet e kuvendit, vendimet e kryetarit, dokumentet e prokurimit, strategjitë, konkurset, shpalljet, ftesat për takime publike, ftesat për mbledhje të kuvendit dhe të komitetit për politikë dhe financa dhe çdo dokument tjetër që është publikuar gjatë vitit 2022, ka humbur nga ueb faqet.

Ky është një shqetësim tejet i madh, pasi që tani është edhe koha e raportimit për Grantin e Performancës për vitin 2022 dhe nuk po dihet se cili dokument është mbetur, e cili është larguar, ku janë qindra dokumente dhe është e pamundur të identifikohen se cilat mungojnë dhe duhet ri publikuar.

Zyrtaret për Komunikim me Publikun në Komuna, njëzëri nuk do të raportojmë në platformën e Grantit të Performancës për vitin 2022, pasi që të gjitha penalizohen për shkak se shumica e indikatorëve në këtë Grant, kanë të bëjnë me publikimin e dokumenteve.

Komunat janë duke u penalizuar jo vetëm në matjen për Grantin e Perofmancës nga MAPL, por edhe ne të gjitha matjet e OJQ-ve, nga Auditorët e Jashtëm, mediat dhe në secilin dimemzion tjetër që ka të bëjë me transparencën komunale.

Shqetësimi nuk është vetëm në largimin e dokumenteve për vitin 2022, pasi që është viti i dytë, kur zyrtaret e ngarkuar për publikimin e dokumenteve, kanë tejet veshtirësi dhe shumë herë edhe nuk janë funskionale ueb faqet, ndërsa Qeveria asnjë herë nuk është marr me këtë problem.

Zyrtarët e ngarkuar për publikimin e dokumenteve, kanë përgjegjshmëri të lartë në mirëmbajtjen e tyre dhe fal përkushtimit të tyre, shumica e komunave në vlerësimet që ju bëhen, sikurse nga niveli qendror për grant të performancës, ashtu edhe nga shoqëria civile e mediat, kanë avancim shumë të theksuar në transparencë, sidomos pas unifikimit të ueb faqeve me programin WordPress, por tani pa fajin e tyre, Komunat në Republikën e Kosovës do të penalizohen në matjen e performancës.

Këto shqetësime ka kohë që janë ngritur nga Kolegjiumi për Komunikim me Publikun dhe Kolegjiumin e Zyrtarëve Komunale të IT-ve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img