Kryetarët e komunave të Kosovës i kanë kërkuar takim kryeministrit Albin Kurti, për të debatuar mbi temat dhe çështjet që preokupojnë aktualisht Komunat e Republikës së Kosovës. Kërkesa është bërë nga Kryetari i AKK’së, Agim Aliu.
Nga AKK’ja i kanë propozuar edhe temat për të cilat do të diskutonin. Në krye të listës është Ligji i ri për tatimin në pronë dhe mundësia e faljes së 100 eurove të tatimit.
“Temat e propozuara në takimin tonë të përbashkët do mund të ishin: 1. Tatimi në pronë – Ligji i ri për tatimin në pronë si dhe mundësia e faljes së 100 euro përmes ligjit, 2. Procedurat e rekrutimit në shërbimin publik; 3. Të hyrat vetanake dhe buxheti për Komunat; 4. Pronat e administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe nga Agjencia e Pyjeve e që mund të jenë në interes të komunave; 5. Grantin e Katërt për Komunat, procedimin e ligjit për financa lokale”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
KRYETARËT E KOMUNAVE KËRKOJNË BALLAFAQIM ME QEVERINË E KOSOVËS
Për të adresuar temat, shqetësimet, nevojat dhe kërkesat e Komunave të Kosovës, Kryetarët e Komunave kërkojnë takim me Qeverinë e Kosovës.
Temat e propozuara në takimin tonë të përbashkët do mund të ishin:
1. Tatimi në pronë – Ligji i ri për tatimin në pronë si dhe mundësia e faljes së 100 euro përmes ligjit;
2. Procedurat e rekrutimit në shërbimin publik;
3. Të hyrat vetanake dhe buxheti për Komunat;
4. Pronat e administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe nga Agjencia e Pyjeve e që mund të jenë në interes të komunave;
5. Grantin e Katërt për Komunat, procedimin e ligjit për financa lokale.
Kjo kërkesë, në emër të Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Kryetari i AKK-së z.Agim Aliu është adresuar tek Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti, ku ka kërkuar një takim mes Qeverisë së Kosovës dhe Kryetarëve të Komunave për të debatuar temat dhe çështjet që preokupojnë aktualisht Komunat e Republikës së Kosovës.