0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Qerkini kritikon Qeverinë Kurti: Kemi pritë shumë, por ka stagnuar krejtësisht procesi i të pagjeturve

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve” Bajram Qerkini, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti në raport me zbardhjen e fatit e personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Qerkini tha se në Qeverinë Kurti, procesi i personave të pagjetur mjerisht ka stagnuar.

Kjo sepse sipas tij, kjo strukturë politike nuk ka qenë në gjendje që së paku një herë në muaj të mbledhë Grupin Punues apo Komisionin Qeveritar për t’i informuar familjarët rreth fatit të më të dashurve të tyre.

“Mjerisht na shohim se ka stagnua komplet procesi i personave të pagjetur, kur ne kemi pritë shumë edhe pse po ndërrohen shpesh kemi pritë shumë prej kësaj strukture e cila sot e udhëheq politikën e Kosovës. Po më thonë shumë shpesh here mos i përmend emrat, por struktura të cilat politiken pe udhëheqin qe dy vite e pak diçka. Familjarët nuk jemi të kënaqur pse nuk kenë në gjendje për dy vite me thirrë Grupin Punues apo Kominisonin Qeveritar apo njeri që është i ngarkuar prej kryeministrit Besnik Bislimit, me i tubu njerëzit me një plagë jashtëzakonisht të rëndë dhe me një ankth plot qe 24-vite”, tha ai tek Këndi i Debatit.

Madje Qerkini tha se familjarët e të pagjeturve më shumë informohen nga mediat, sesa nga kjo strukturë politike.

“Kjo është një mungesë jashtëzakonisht e madhe, ne jemi mësuar me të gjithë përpara njëherë në muaj me pasë Komisioni Qeveritar apo Grupi Punues me na tregu se çka është ka punon. Ata janë të formuar për ne, ata duhet të punojnë për ne. Eh çka e marrim prej mediave, mos me qenë ju ne s’kishim ditë bash asgjë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img