2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Tenton ta vras qenin e policisë, burri qëllohet për vdekje nga oficerët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, SHBA, ku një burrë është qëlluar për vdekje pas thirrjeve të shumta të policisë për të ndaluar.

Matvey Klimenko u qëllua për vdekje nga policët, i cili shihet duke mos iu përgjigjur urdhrave të policëve për të hedhur thikën me të cilën kërcënonte qenin e policisë.

Pamjet e kapura nga kamerat e uniformave të oficerëve të policisë të operacionit janë publikuar nga zyra e shefit në qytetin e Jacksonville, Florida, SHBA.

“Mos e lini ta godasë me thikë”, dëgjohet duke thënë një nga oficerët para se ta qëllonin për vdekje.

Ngjarja ndodhi më 12 prill kur policia u informua se Klimenko po mbante peng ish-partneren e tij me thikë. Kur oficerët mbërritën në shtëpinë e vajzës, panë Klimenkon, i cili ishe duke e kërcënuar se do ta vriste.

Pas disa orësh negociatash policia arriti të ndihmonte vajzën të dilte nga shtëpia me Klimenkon duke u përpjekur të shmangte arrestimin duke ecur në këmbë. Në vendngjarje u thirr edhe një ekip K-9, personat e të cilit e gjetën atë në oborrin e një shtëpie aty pranë.

Pikërisht aty një oficer policie ka lëshuar qenin e trajnuar posaçërisht për të mobilizuar Klimenkon, ai ka nxjerrë thikën dhe për pasojë është qëlluar nga oficerët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img