2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pija të cilën e adhurojmë është shkaktare për koagulim gjaku

Mjeku paralajmëron – “Për shkak të saj gjaku bëhet më i dendur dhe më i ngjitshëm!”

Një ndër pijet më të popullarizuara në botë rrit rrezikun e koagulimit të gjakut, paralajmëron mjeku!

Koagulimi i gjakut më së shpeshti bëhet në enët e gjakut të këmbëve, andaj kjo gjendje është e njohur si trombozë e venave të thella. Mund të jetë shumë rrezik, potencialisht rrezik edhe për jetën.

Një hulumtim i fundit tregon që krijimit të trombëve i kontribuon edhe një ndër pijet më të popullarizuara – kafja, transmeton Telegrafi.

“Dehidratimi ndikon në përbërësit e gjakut, duke e bërë gjakun më të dendur dhe më “ngjitës”, ka thënë kirurgu vaskular prof. dr. Mark Whiteley.

“Gjaku qarkullon më ngadalë nëpër vena se sa nëpër arterie. Prandaj dehidratimi rrit shanset për krijimin e koagulimit të gjakut në vena”, thekson ai.

Profesori shton se çaji, ashtu si kafeja, përmban kafeinë dhe për këtë arsye përkeqëson dehidratimin dhe të njëjtin efekt ka edhe alkooli.

“Dehidratimi do të thotë që trupi humbet më shumë ujë sesa merr. Pa ujë të mjaftueshëm, trupi nuk mund të funksionojë siç duhet”, kujton Dr. Whiteley.

Simptomat e trombozës së venave të thella

Këto janë disa nga simptomat më të zakonshme që tregojnë trombozën e venave të thella të këmbëve:

▪ dhimbje me thikë ose si ngërçe në njërën këmbë (rrallë në të dyja), zakonisht në pulpë ose kofshë
▪ ënjtje e njërës këmbë (rrallë të dyjave)
▪ lëkurë e ngrohtë rreth zonës së dhimbshme
▪ lëkura e kuqe ose e errët rreth zonës së dhimbshme
▪ venat e fryra që janë të forta ose të dhimbshme në prekje

Këto simptoma mund të shfaqen edhe në krah ose stomak, në varësi të vendit ku është formuar mpiksja e gjakut.

Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, veçanërisht nëse ato shoqërohen me dhimbje gjoksi ose gulçim, telefononi menjëherë një ambulancë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img