-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Termokosi” e përmbyll sezonin e ngrohjes, furnizimi do të bëhet vetëm në QKUK

Ngrohtorja “Termokosi” të premten ka përfunduar sezonin e ngrohjes 2022/2023, pasi ditëve në vazhdim pritet të ngriten temperaturat.

Ndërprerja e ngrohjes u bë në një ceremoni solemne, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Rama theksoi se përpos QKUK-së, ndërprerja do të bëhet në krejt Prishtinën.

“Kjo sezon ka qenë më efikasja dhe më e gjatë në historikun e Termokosit, pra kemi filluar më herët, po e përfundojmë më vonë dhe gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur asnjë problem. Kryeqyteti ka pasur ngrohje tërë kohën që u ka ofruar një konfront të shtuar të gjithë qytetarëve të kryeqytetit”.

“Sot që po e përfundojmë sezonin, QKUK-ja do të vazhdojë (me furnizim) për shkak se aty ka pacientë të cilët kanë nevojë për ngrohje”, tha Rama.

E kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani tha se shpejt do të nisin përgatitjet për vitin e ardhshëm. Ai tha se gjatë kësaj kohe nuk e kanë ndërprerë asnjë ditë furnizimin me ngrohje.

“Sot Termokosi po e përmbyll suksesshëm sezonin e radhës. Po bëheni gati që të kemi një sezon edhe më të suksesshme vitin e ardhshëm. Po e përmbyllim sezonin me 198 ditë aktive pa asnjë një ditë ndërprerje të ngrohjes”, tha Osmani./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img