Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.
Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.
Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Prishtina, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen Dardania, ku pas një konflikti verbal, 43-vjeçari dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike duke e goditur duarthatë bashkëshorten e tij.
Si rezultat i denoncimit, ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në stacion policor dhe me vendim të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për ‘Dhunë në familje’./PrishtinaPress/