-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Digjet” Spanja, temperaturat arrijnë deri në kaq gradë

Një valë ekstreme të nxehti ka goditur në ditët e fundit Spanjën, me vendin që po përjeton temperatura që zakonisht regjistrohen vetëm gjatë pikut verës.

Meteorologët deklarojnë se termometri shënoi 38 gradë Celcius, vlerë kjo që konsiderohet më e larta ndonjëherë për muajin prill.

Ekspertët bëjnë me dije se bëhet fjalë për një masë të nxehtë ajri nga Afrika që ka pushtuar Spanjën, që pritet të zgjasë dhe për disa ditë.

Temperaturat në Sevilla arritën në 37 gradë Celsius, por pritet të arrijnë një kulm prej 40 gradësh Celsius në luginën jugore të Guadalquivir.

Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur të marrin masa të menjëhershme duke bërë që dhe shkollat të shkurtojnë orët e mësimit për të shmangur pikën e të nxehtit gjatë ditës.

Metroja e Madridit ka shtuar trenat për të parandaluar pritjet e gjata në platform ndërkohë që pishinat publike pritet të hapen një muaj më herët se normalisht.

Një situatë e njëjtë raportohet dhe në Portugali, ku termometri në disa zona të enjte arriti në 36 gradë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img