Skuadra e femrave të Barcelonës është finalistja e parë e Champions League për sezonin 2022/23.
Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Barcelona barazoi 1-1 me Chelsean, por u kualifikuan tutje fal fitores 1-0 në ndeshjen e parë, shkruanIndeksOnline.
Caroline Hansen shënoi golin për Barcelonën në minutën e 63-të ndërsa katër minuta më vonë Guro Reiten barazoi shifrat në 1-1.
Kjo është finalja e tretë radhazi për skuadrën e femrave të Barcelonës në Champions League, ku kërkojnë trofeun e dytë pasi vitin e kaluar u mposhtën nga Lyon.
Në finale Barcelona e pret fituesin e ndeshjes Arsenal – Wolfsburg.