Kryesuesi i Komisionit për të pagjeturit në Kosovë, Andin Hoti beson që kushtëzimi nga Bashkia Ndërkombëtare do ta bënte Serbinë t’i dorëzojë të gjitha dokumentacionet që ka për personat e zhdukur.
Në një lidhje direkte në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, Hoti theksoi se ajo çfarë e bën atë të mbajë një shpresë është marrëveshja e Ohrit.
Pas dakordimit në Ohër për përmbajtjen e deklaratës për të pagjeturit, Hoti tregoi po ashtu se kryeministri Albin Kurti ka qenë i gatshëm që që nga 18 gushti i vitit të kaluar ta nënshkruajë, por që Serbia është tërhequr në momentet e fundit.
“Në takimin e fundit në Bruksel, ne kemi arritur një dakordim sa i përket përmbajtjes së deklaratës, edhe pse të them të drejtën, një dakordim të tillë të përafërt ne e kemi pas edhe në gusht të vitit të kaluar, dhe Kurti ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë qysh më 18 gusht kur ka qenë takimi në Bruksel, mirëpo Vuçiqi është tërhequr në momentet e fundit. Dhe për përmbajtjen e kësaj deklarate, natyrisht më 2 maj kur pritet të aprovohet prej të dyja palëve, do të del dhe publik, se do të shihet edhe përmbajtja e kësaj”, deklaroi ai.
Tutje, Hoti bëri të ditur se deklarata e personave të zhdukur që është dakorduar në Bruksel, e e cila pritet më 2 maj të aprovohet, e përmban termin personat e zhdukur me forcë, si dhe “e përmban paragrafin ku obligohen të dyja palët të i forcojnë të gjitha dokumtenacionet, çfarëdolloj dokumentacioni, audio, video, të shkrume apo të tjera, edhe ato të klasifikuara në përmbajtje të shteteve”.
Ai po ashtu shtoi se kur kanë qenë në Ohër, si dhe në Bruksel, u është thënë që deklarata e personave të zhdukur do të implementohet.
Takimi i dy majit do të jetë i pari i nivelit të lartë që kur dy liderët u takuan në Ohër.
Dy tema të këtij takimi tashmë janë bërë të ditura. Bëhet fjalë për nënshkrimin e deklaratës për të zhdukurit me dhunë dhe diskutimi i draftit-statutit të Asociacionit.