1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kosova e dobët në rajon por me ngritje ekonomike, kush i ka meritat

Në raportin e publikuar së fundmi nga Banka Botërore, shihet se këtë vit norma e rritjes do të shkojë në 3.7% dhe do të vazhdojë me ngritje edhe në vitet e ardhshme.

Kosova është shteti me ekonominë më të dobët në rajon.

Si do që të jetë nga shfaqja e pandemisë e tutje, vendi ka pësuar ngritje ekonomike të vazhdueshme sipas raportit të Bankës Botërore.

Edhe në raportin e publikuar së fundmi, shihet se këtë vit norma e rritjes do të shkojë në 3.7% dhe do të vazhdojë me ngritje edhe në vitet e ardhshme.

Ky raport u shpërnda edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, parti e cila është në pushtet, për çfarë po merr merita.

Megjithatë, profesori Alban Hashani nga Instituti Riinvest i rendit disa prej arsyeve që pse ndodhi kjo rritje.

Përkundër kësaj, Hashani thotë se pozita e Kosovës në rajon është shumë më e dobët.

Në anën tjetër, nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se Qeveria ka merita në këtë ngritje.

Se Qeveria nuk ka ndikuar aspak në rritje të normës ekonomike e thotë ekonomisti, Muhamet Spahiu.

Në mënyrë që Kosova të ketë zhvillim ekonomik më të mirë, ekonomistët propozojnë zhvillim të industrisë brenda vendit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img