2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takoi ambasadorin Abbott, temë diskutimi ishte takimi i 2 majit në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Së bashku diskutuan për kalimin me sukses të fazës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, rëndësinë dhe përfitimet nga anëtarësimi i plotë i vendit tonë aty. Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Abbott dhe Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen dhe kontributin e tyre në këtë arritje.

Mbajtja e zgjedhjeve në komunat veriore me 23 prill dhe takimin i radhës i nivelit të lartë politik në Bruksel me 2 maj, ishin po ashtu tema të bisedës. U theksua rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat kaluan pa incidente, por në anën tjetër edhe shqetësimi për kërcënimet, frikësimet dhe presionet që çuan në pjesëmarrje të ulët.

Sa i përket pritjeve nga takimi i javës së ardhshme në Bruksel, ai tha se pret angazhim konstruktiv që siguron zbatim pa vonesë e të plotë të të gjitha neneve të dakorduara.​

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img