Mali i Zi ka votuar pro pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
E pikërisht kjo duket se i bëri pak ‘sherr’, kryeministrit Dritan Abazoviq.
Abazoviq do të thirret të jap llogari para deputetëve të Kuvendit malazez.
Seanca dëgjimore është caktuar më 3 maj.
Me sygjerimin e kryetarit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Miodrag Lekiq, kësaj séance mbështetje i kanë dhënë edhe deputetët e Partisë Popullore Socialiste, Frontik Demokratik .
Të hënën e 24 prillit, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE, shkoi në fazën e dytë.
Në Komiteti e Ministrave të Këshillit të Evropës, ajo pati 33 vota pro nga 46 sa votuan.
Vet numri një i ekzekutivit të Malit të Zi, gjatë qëndrimit të tij në Kosovës pati thënë se Kosova do të mbështetet në të gjitha nismat rajonale dhe evropiane.
Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 tetor 2008.