1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Bishta cigaresh, çamçakëz dhe doreza, gabimet që “dogjën” vrasësit e biznesmenit në Shëngjin

Përpos kamerave të sigurisë, prova kryesore që ka policia për Ruben Saraiva, atentatorin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin janë gjurmët e gjetura në një veshje hixhab të gjetur në bagazhin e makinës “Wolsvagen golf5”.

Nga ato u prodhua një profil gjenetik, i cili më pas rezultoi i njëjtë me atë të përftuar nga çamçakëzi  i gjetur ngjitur në traun e magazines së shtëpisë së Edmond Haxhisë. Mjeti të cilin ka përdorur Edmond Haxhia ishte marrë me qira në 26 Mars dhe është kthyer nga një shoku i tij në 21 Prill. Para se të dërgohej tek pronari makina është larë, por fatmirësisht nuk ishin prekur sendet e gjetura në bagazh.

Në bagazhin e makisës së përdorur nga Edmond Haxhia, janë gjetur qese, fatura tatimore, rroba, veshje si ato të grave muslimane, tip hixhab, doreza e shishe ujë.

Në magazinën e banesëssë Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq janë gjetur qese plasmasi, fatura  të një marketi në Shkodër, një çamçakëz i konsumuar, një shishe ujë dhe nje facoletë e përdorur.

Ma pas është ushtruar kontroll në dhomën 302 të hotel “Besa” ku qëndroi shtetasi britanik Harry Simpson. Aty u gjetën disa bishta cigaresh, nga të cilat u përftua profil genetik.

Ato u krahasuan dhe rezultuan të njëjta me gjurmët e marra nga dorezat e gjetura në bagazhin e mjetit të marrë me qira nga Edmond Haxhia duke provuar shkencërisht lidhjen e Harry Simpson në këtë ngjarje.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img