1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq provokon, thotë se do ta vizitojë Kosovën dhe se Haradinaj është kriminel!

Lideri i SNS-së Aleksandër Vuçiq dhe kandidati kryesor për t’u bërë president i Serbisë, tha sot se gjatë fushatës presidenciale do të vizitojë Kosovën, dhe se pret mbështetje nga qytetarët serb që jetojnë atje.

“Pres mbështetje të madhe, herën e fundit ne morën 67 për qind, tani presim të paktën 70 për qind, sepse unë do t’i përfaqësoj me guxim dhe përgjegjësi”, tha Vuçiq.

Vuçiq nuk ka dhënë datë konkretet kur do të vizitojë Kosovën. Fushatë zgjedhore do të jetë një muaj deri më 2 prill, ndërsa hera e fundit që Vuçiq ishte në Kosovë ishte në prill të vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.

“Gjitha vendet rreth nesh, Maqedonia, Mali i Zi  kanë paqëndrueshmëri politike, por Serbia ka arritur të lulëzoj dhe të ruaj stabilitetin”, tha Vuçiq.

Ai nuk ka dashur të komentoj për çështjen se kush është përgjegjës për këtë paqëndrueshmëri, por ka thënë se Serbia nuk do të lejojë askënd të destabilizojë vendin, ai ka thënë gjithashtu se rasti i Haradinajt kundër “krimeve” ndaj serbëve do të shkoj deri në fund.

Ai ka shprehur optimizëm se do të dalë  fitues në këto zgjedhje dhe ka hedhur poshtë akuzat e opozitës duke i quajtur humor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img