6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Amerikanët e thonë “troç” në OKB: Takimi i radhës Kurti – Vuçiq do jetë për Asociacionin

Përfaqësuesi amerikan në OKB ka thënë troç në seancën e Këshillit të Sigurimit se takimi i radhës mes Kurtit e Vuçiqit, do të jetë në kuadër të hapave të radhës për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në deklarimin e tij, ai tha se Kosova dhe Serbia kanë bërë hapa në drejtim të arritjes së marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, shkruan lajmi.net.

“Jemi duke punuar për zhvillim të paqes, sundim të ligjit dhe shoqëri multietnike. Kjo është e rëndësishme që palët të ecin përpara dhe të kenë dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja. Falënderojmë përpjekjet e Borrellit dhe Lajçakun”, tha ai.

“Shprehim lëvdata për Kosovën dhe Serbinë për hapat për marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Të lëvizet me shpejtësi në zbatim të zotimeve dhe të shmangen krizat. Shpresojmë të shohim më shumë nga kjo frymë e re. Pjesë e rëndësishme e takimit të 2 majit është hapat për krijimin e Asociacionit që do të jetë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img