Jahir Bejta, kryetari i Shoqatës “Ngritja e Zërit” tregoi në emisionin “Frontal” të T7 se kanë mbledhur prova të dëmeve që ka bërë Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës, deri në çlirimin e saj.
Bejta thotë se kanë mbledhur provat për të vrarët, për të zhdukurit, provat nga Kryqi i Kuq, dëmet materiale, dëshmitë e dëmeve të tjera.
Kryetari i kësaj shoqate tregon se faktet dhe provat e mbledhura i dorëzojnë në gjykatat kosovare, pasi thotë se ato kanë kompetenca që t’i gjykojnë këto raste.
“Ne përmes Kushtetutës sonë i kemi përvetësuar Konventat ndërkombëtare, ato i kemi vendosur në rendin dhe ligjin tonë”, thotë Bejta.
Por, ai tregon se nga të gjithë dosjet e dorëzuara për kompensime të dëmeve në gjykata, nuk i janë pranuar.
“I dorëzojmë nëpër Gjykata Themelore, varësisht prej kompetencave territoriale, varësisht ku është kryer krimi. Gjykatat Themelore i refuzojnë, me arsyen se nuk kanë të drejtë t’i gjykojnë”, thotë ai.
Bejta tregon se pasi janë provuar të gjitha shkallët e gjykatave, kanë dorëzuar 110 dosje edhe në Gjykatën Kushtetuese, por ato nuk i janë pranuar.