5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla në Këshillin e Sigurimit: Daçiq është kriminel lufte dhe duhet të dalë para drejtësisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte të kryera në Kosovë.

Gërvalla e ka cilësuar Daçiqin si dora e djathtë e Kasapit të Ballkanit (Sllobodan Millosheviqit), përgjegjës për tri luftëra në vitet ’90-ta.

“Vuçiq ishte ministër i propagandës i Sllobodan Millosheviqit për ngjarjet në Kosovë dhe ai ende po vepron si ministër propagande. Edhe ky që foli para nesh, ka qenë dora e djathtë e Kasapit të Ballkanit që është përgjegjës për luftërat në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë”, është shprehur Gërvalla.

Më tej Gërvalla para para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, në shqip, anglisht dhe serbisht, ka thënë se “Daçiq është përgjegjës për vrasje, dhunime dhe që ai duhet të dalë para Tribunalit për krime lufte”.

“Nga viti 1991-2000 ka qenë dora e djathtë e Millosheviqit dhe nuk ka pasur keqardhje, por përbuzje për viktimat”.

Gërvalla ka theksuar se Kosova është për paqen, andaj edhe pse ka përballë zyrtarë serbë si Vuçiq dhe Daçiq do të ulet të negociojë me ta.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se raporti i prezantuar ka gabime dhe sa disa ngjarje të rëndësishme mungojnë, teksa shtoi se “këto mangësi nuk janë të reja”.

“UNMIK është bërë faktor destabilizues dhe nuk i shërben stabilitetit dhe paqes në rajon. Me këtë raport, e ka dokumentuar edhe se sa jo i domosdoshëm është bërë”, tha Gërvalla.

Ajo tha se Kosova ka bërë përmirësime të ndjeshme në sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, “duke përforcuar ndjeshëm rrugën drejt integrimit evropian”.

Por, Gërvalla shtoi se Serbia po tenton ta bllokojë integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe tha se e rëndësishme të ndërmerren masa ndaj veprimeve të tilla është.

“Është e qartë që Serbia nuk do marrëveshje në dialog. Në të kundërtën, do ta pengojë çfarëdo marrëveshje sepse Serbia e 2023-tës nuk do më të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Gërvalla gjithashtu tha se presidenti i Këshillit të Sigurimit për muajin prill, ambasadori rus Vassily Nebenzia, ia mohoi asaj të drejtën për ta mbajtur fjalimin e saj në shqip. Nebenzia e mohoi këtë duke thënë se Gërvalla do të ishte lejuar të fliste në shqip nëse do të kishte insistuar.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York, ministres së Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiqit iu lejua që të flas në gjuhën serbe, por ministres Gërvalla iu ndalua të flas në gjuhën shqipe, edhe pse ajo bëri një kërkesë për këtë gjë.

Këtë e bëri të ditur vet ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, e cila nisi fjalimin e saj, duke thënë se meqenëse Daçiqi kishte refuzuar të flas në gjuhën angleze siç ndodh zakonisht në seancat e Këshillit të Sigurimit, dhe mbajti fjalimin në gjuhën serbe, kërkesë për të folur në gjuhën e shtetit të saj kishte bërë edhe ajo, por se kjo e drejtë iu mohua.

Nga Këshilli i Sigurimit, i kërkuan asaj që fjalimin ta mbajë në gjuhën angleze.

Megjithatë ministrja Gërvalla nuk u pajtua me këtë standard të dyfishtë, dhe trajtim të pabarabartë mes Kosovës dhe Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img