Këtë javë në Kosovë është diskutuar në nivel institucional, ndalimi i përdorimit të rrjetit social Tik Tok në Kosovë.
Në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes kishte raportuar Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku e cila u pyet se a duhet të merret vendim për ndalimin e përdorimit të aplikacionit të Tik-Tokut.
Pjesë e këtij komisioni është edhe deputeti Hisen Berisha.
Në një intervistë Berisha ka thënë se nëse përdorimi i këtij rrjeti paraqet rrezik kombëtarë, at-herë duhet të ndalohet përdorimi i tij në Kosovë, siç është duke u diskutuar ndalimi edhe në Amerikë për shkak të grumbullimit të informacioneve personale nga Kina.
“Vlerësoj se çdo paralajmërim rreziku duhet të merret në konsideratë me seriozitet. I rekomandoj qeverisë të merret me ekspert të fushës nëse rrezikon sigurinë nacionale. Pres që këtë ekspertizë ta bëj vetë qeveria duke u bazu edhe në përvojat e shteteve të tjera si Amerika”, tha Berisha.
Në komision, deputeti i VV-së Dimal Basha, ka pyetur komisioaneren në lidhje më aplikacioni e TikTok-ut. Sipas tij, shumë shtete janë duke e ndaluar, pasi Kina është duke mbledhur të dhëna shtetërore përmes këtij aplikacioni.
“Amerika është duke e trajtuar në Kongres çështjen e TikTok-ut, sepse Kina grumbullon informata nga ky aplikacion. Kina nuk është miqësore me në. Të gjitha të dhënat i transferohen Kinës, a keni ndërmarr diçka dhe si duhet ti adresohemi këtij problemi. Ku mbahen të dhënat e qytetarëve. A keni një propozim. Na mundemi me ndalu dhe mos ta përdorim fare”, tha Basha.
E në lidhje me këtë çështje Sogejva deklaroi se këtë do ta diskutojnë edhe me institucionet tjera.
“Ky duhet të jetë vendim zyrat i shtetit. Për këto dy vjet operim në vazhdimësi jemi duke bërë fushat me ndërgjegjësu si qytetarët si dhe institucionet. Kjo është çështje e mbrojtje kombëtare. Nuk kemi kontakt me ta, as Facebook nuk është duke kthyer përgjigje. Ta autorizosh dike që të vijë këtu është problem. Të dhënat i mban atje ku e ka domenin. Për TikTok-un nuk është vetëm agjencia, do të ulemi bashkë dhe do të diskutojmë më institucionet e tjera, do t’i propozojmë Kuvendit. Ne nuk e kemi marr formatin, Policia çdo ditë merret më këto çështje”, tha ajo.